Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është përgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq për gatishmërinë e ushtrisë të Serbisë, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në veri në aksionin kundër kontrabandës.
“Është deklaratë populiste. Deklaratë që kryesisht ka opinionin e brendshëm në Serbi. Presidenti i Serbisë e di mirë që s’mund të lëvizë në drejtim të Kosovës. Diçka që është e pamundur dhe e paimagjinueshme dhe ai vet është i bindur, por në çdo rast institucionet e Kosovës, duke përfshirë FSK-në janë në gjendje gatishmërie. Deklarimet populiste nuk janë kërcënime për luftë, por për opinionet e brendshme për të fituar simpati më të madhe në Serbi”, ka thënë Thaçi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Vuçiqi ka paralajmëruar përfaqësuesit e BE-së se Serbia do të reagojë “nëse njësitet e ROSU-s nuk largohen sa më parë nga veriu i Kosovës”.
Comments are closed for this post.