Sot në Shkup janë mbajtur protesta për rastin “Monstra”, nëpërmjet të cilave u kërkua drejtësi për vrasjen e pesëfishtë.

Organizatori i protestave Bedri Ajdari, në fjalim para protestuesve kërkoi që të shkarkohet prokurorja Fatime Fetai dhe të mos merren parasysh kërkesat e saj.

Gjatë marshimit të protestuesve, ka pasur edhe disa tensione, ndërkohë policia përdori edhe gaz lotsjellës.

Në mesin e protestuesve ishin edhe deputetët e opozitës shqiptare, të cilët u munduan t’i qetësojnë protestuesit./Telegrafi/