Arqipelagu norvegjez në Arktik, Sualbard, dje e rrëzoi rekordin absolut me temperaturë të matur prej 22 gradë Celsius, kumtoi Instituti meteorologjik norvegjez.

Me 21,7 gradë të matura në orën 18:00 sipas kohës lokale në afërsi të vendit Lonxherbejn, arqipelagu e pati ditën më të nxehtë në histori, më saktë, prej se filluan matjet e temperaturës në rajon.

Grupi i ishujve, të njohura so Spicberg, ndodhen 1.000 km nga Poli i veriut.

Në korrik, muaji më i nxehtë në Arktik, temperaturat në Solbard lëvizin mes 5 dhe 8 gradë.

Shkencëtarët thonë se Arktiku po nxehet dy herë më shpejtë se pjesa tjetër e planetit.

Sualbard është i njohur për arushat polare, por në atë arqipelag ka edhe minierë thëngjilli, ndërkaq bëhet fjalë për energji që lëshon më së shumti gazra me efekt të kopshtit të qelqtë, transmeton Hina.

Në Sualbard, gjithashtu, ndodhet edhe “Arka vegjetative e Noas”, banka e cila i ruan farat për të ardhmen, në rast të kataklizmës, e cila është themeluar në vitin 2008.