Me kamerën nga pajiset celulare në të ardhmen qytetarët do të mund të kryejnë identifikim të tyre personal dhe në këtë mënyrë nuk do të duhet fizikisht të jenë të pranishëm gjatë lidhjes së marrëveshjeve për kartela pagesore, marrëveshje të përdoruesit me operatorët telekomunikues apo gjatë marrjes së shërbimeve publike. Vegla do të krijohet në bashkëpunim me “Masterkard” prej ku pohojnë se sistemi do të sigurohet dhe se mund të ketë keqpërdorim të të  dhënave personale.

“Kaluam një kontroll të rreptë të biometrikës dhe kjo që është e rëndësishme se sistemi nuk i ruan informacionet për njerëzit që do të thotë nuk ekziston bazë të të dhënave e cila do të mund të hakohet”, deklaroi zëvendëskryetari i “Masterkard”, Çarls Valton në nënshkrimin e sotëm të memorandumit për bashkëpunim me Qeverinë.

Me këtë vegël, sipas ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski,  më tepër nuk do të jetë e nevojshme prania fizike e personit, por stilolapsi për nënshkrim do të bëhet pajisja celulare dhe kamera e tij.

“Për fillimi të marrëveshjes së re për kartelë pagesore apo marrëveshje të re të përdoruesit në cilëndo kompani  për shërbim të caktuar telekom apo për aplikim dhe marrje të shërbimeve publike, identifikimi do të kryhet përmes kamerës së celularit tuaj ça dallim ku ndodheni fizikisht dhe në cilën pjesë të botës”, tha Mançevski.

Shtoi se për 150 përdoruesit e parë të portalit Uslugi.gov.mk janë paraparë pesë nënshkrime falas të shërbimeve elektronike në 12 muajt e parë nga fillimi i planit veprues. Realizimi i këtij projekti, siç sqaroi, nuk do të kushtojë financiarisht shtetit. Nga ana e “Masterkard” do të ndahen rreth tre milionë euro.

“Memorandumi nuk do të thotë ekskluzivisht për “;Masterkard”-in, por përkundrazi me të vetëm vendoset teknologji e re për njohjen e identitetit të qytetarëve që kërkon implementimi i teknologjive të ngjashme edhe për dhënësit e tjerë të certifikatave elektronike”, sqaroi Mançevski.

“Është formuar grup punues nga të gjitha institucionet kompetente, ndërsa ministrja e Financave Nina Angellovska poret në periudhën e ardhshme të hartohet zgjidhja dhe të jetë e kapshme për qytetarët.

“Përfitime ka shumë, por edhe sfida dhe rreziqe. Për realizim të suksesshëm të një projekti të tillë nevojitet  një  bashkëpunim i fuqishëm ndërdikasterial. vullnet për ndryshime, ndërtim të vetëdijes dhe kapaciteteve para së gjithash te administrata dhe përforcim të aftësive digjitale te popullata. A  do të pranohet zgjidhja varet nga ajo sa është lehtë për përdorim”, tha Angellovska.

Republika e Maqedonisë së Veriut është njëra ndër vendet e para në Evropë ku popullata do të marrë një mundësi për identitet elektronik. Vendi, siç sqaroi zëvendëskryetari i “Masterkard”, është zgjedhur për shkak të përkushtimit të shtetit për ndryshime digjitale.