Një kompani me bazë në Brooklyn, e quajtur Light, i ka vendosur vetes një qëllim të pamundur, t’i bëjë njerëzit që të lënë smartfonët e tyre.

Light është krijuar në 2014-ën dhe vetëm një vit pas debutimit, ka lansuar telefonin e parë të quajtur Light Phone, i cili mund të bëjë vetëm thirrje dhe të tregojë orën, e të cilin kjo kompani e ka përshkruar si ‘telefoni budalla’.

Light tenton që të largojë smartfonët nga njerëzit dhe të shijojnë jetën.

Tani, Light ka lansuar produktin e dytë, të quajtur Light Phone 2, i cili është një version i përditësuar e i cili mund të largojë njëherë e mirë smartfonët nga njerëzit.

Tani pajisja e re e Light mund të bëjë thirrje, mesazhe e madje të tregojë rrugën përderisa eliminon rrjetet sociale e lojërat.

Shumica e rrjeteve sociale, si Instagrami, Facebook, Twitter e Snapchat janë të dizajnuar që të përdorin truqe psikologjike që të tërheqin vëmendjen e përdoruesve, e për këtë kjo kompani ka krijuar këtë telefon, në të cilin as nuk mund të instalohen.

Light Phone 2 sipas kësaj kompanie tani qëndron diku në mes të pajisjes së parë të tyre dhe smartfonëve, por prapë është shumë bazik, prapë nuk ka aplikacione në të.

“Light Phone 2 ju inkurajon që të shpenzoni më shumë kohë duke bërë gjërat që ju dëshironi më shumë, larg shqetësimeve”, thonë nga kjo kompani. “Shijoni një mëngjes të mirë, një pije me ndonjë shok të vjetër, një natë jashtë në qytet apo një ditë në park me fëmijët tuaj, thjesht pak kohë larg instagramit tuaj”.

Tipari më i rëndësishëm i ri i telefonit ‘budalla’ të Light është aftësia për të shkruar mesazhe.

Light Phone 2 vjen gjithashtu me orë me zile, një zmadhues më të madh zëri, mikrofon e butona fizikë.

Light synon përdoruesit e frustruar të smartfonëve të Apple e atyre me Android.

Phone 2 tani mund të ruajë kontaktet për t’i thirrur, të programohet për të ju thirrur taksi apo thjesht për të ju drejtuar në rrugë.

Light Phone 2 ka lidhje 4G LTE e port për mbushje, USB-C, port për dëgjuese, bateri të madhe e Bluetooth.

Light Phone 2 vjen me ekran të zi apo të bardh ndërsa pritet të dalë në shitje në korrik të këtij viti, me një çmim fillestar prej 300 dollarësh.