‘Aurora aurum in ore habet’, është një shprehje latine që ka kuptimin ‘Agimi ka flori në gojë’. Mund të jetë edhe për këtë arsye që disa nga gratë më të suksesshme të kohës sonë vendosin orën në zile që para lindjes së diellit për të lexuar, për të medituar, për të bërë spor,t ose për të nxjerrë qenin.
Michelle Obama për shembull, zgjohet çdo mëngjes në 4.30 për të bërë sport, bashkë me burrin e saj. Filozofinë e zgjimit të hershëm e ka përqafuar edhe një tjetër Zonjë e Parë, por e spektakleve. E kemi fjalën për Kris Jenner e cila në një intervistë për revistën Poosh ka rrëfyer se zgjohet në 4.30. E nis ditën me një kafe të mirë, nga ora 5.00-5.30 shikon emailet, më pas një orë stërvitje, dush, make up, flokë dhe voila, para orës 9.30 është gati për të nisur punën në biznesin e saj. Të njëjtën rutinë ka përqafuar edhe mbretëresha e mirëqenies, Gwyneth Paltrow dhe Jennifer Aniston.
Kjo praktikë, ju jep shansin t’i dedikoheni meditimit, gjë që nëse zgjoheni në limit të kohës, zor se do t’ju mbetet kohë ta aplikoni.
Ju jep mundësinë gjithashtu të bëni disa minuta stërvitje, të aktivizoni metabolizmin dhe të zgjohet komplet trupi e mendja juaj.
Mund të përgatisni me qetësi mëngjesin dhe ta shijoni atë.
Praktika e të zgjuarit herët ju jep mundësinë të kujdeseni më shumë për veten dhe të bëni atë që ju pëlqen, pa u nxituar. Ju lejon të shijoni qetësinë dhe të keni një hapësirë krejtësisht tuajën.
Comments are closed for this post.