Ka filluar paraqitja për votim në zgjedhjet e parakohshme kuvendare më 15 korrik në Komisionet komunale zgjedhore të personave me coronavirus, të vetizoluarit, të sëmurët, të dobëtit dhe të sëmurët kronikë.

Nga KSHZ shprehen se deri më 8 korrik mund të bëhet paraqitje.

Paraqitja mund të bëhet personalisht, në mënyrë elektronike apo përmes përfaqësuesit në Komisionin komunal zgjedhor. Poashtu duhet që të dorëzohet kopie e Vendimit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor si dhe kopje të dokumentimin mjekësor nga specialisti, që vërteton gjendjen shëndetësore.

Këto persona do të votojnë në shtëpitë e tyre më 14 korrik.