Së paku 50 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë lënduar në një diskotekë në Koçan ku mbrëmë ka shpërthyer zjarri gjatë një koncerti të një grupi të njohur, konfirmuan nga MPB-ja.

Sipas informacioneve të publikuara në disa media, zjarri ka shumë gjasa të ketë nisur për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski tashmë ndodhet në vendin e aksidentit dhe priten informacionet e para për tragjedinë. Në vendin e aksidentit është drejtuar edhe kryeministri Hristijan Mickoski.