Të hënën është caktuar seancë e Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit ku do të disktuohet për marrjen e mandatit të deputetit ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Kryetari i komisionit kuvendar, Pavle Bogoevski dje tha se ka marrë letrën nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili ka njoftuar se deputeti Gruevski ka munguar më shumë gjashtë muaj në seanca.

Gruevski nuk është i pranishëm në seanca kuvendare nga fillimi i muajit nëntor për arsye se u arratis nga shteti pas vendimit për dënim me burgim në rastin e PSP-së të quajtur “Tanku”.