Robert Lewandowskit është thuajse lojtar i ri i Barcelonës, pasi klubi katalunas ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun dhe kanë mbetur vetëm kompletimi i testeve mjekësore para zyrtarizimit.

Dita e shtunë ka qenë vendimtare për të mbyllur sagën afatgjatë për marrëveshjen e Barcelonës me Bayernin për shërbimet e Lewandowskit.

Megjithatë, pyetjet më të shumta janë ato se cilat janë kushtet e transferimit, paga e lojtarit dhe kohëzgjatja e kontratës.:

Gazetari dhe eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano është përkujdesur t’i zbulojë të gjitha detajet e transferimit.

Lewandowskit thuhet se do të nënshkruaj kontratë të vlefshme deri në qershor 2025 dhe do të përfshijë gjithashtu një opsion jo të garantuar për një sezon tjetër, potencialisht deri më 2026.

 

Paga e lojtarit thuhet se sillet rreth 9 milionë euro neto në sezon, ndërsa vendimi i Lewas për t’u transferuar në Camp Nou ka ardhur që nga shkurti pas telefonatës nga trajneri Xavi.

Bayerni nga ky transferimi do t’i fitojë 45 milionë euro plus 5 milionë euro tjera bonuse, ndërsa polaku do ta nënshkruaj kontratën nesër (e diel) pas testeve mjekësore.

Raportet e mira mes presidentit Joan Laporta dhe agjentit Pini Zahavi thuhet se ishin çelësi i arritjes së marrëveshjes