Të dëshpëruar për të arritur Evropën, dy emigrantë afrikanë janë zbuluar këtë herë nga policia spanjolle të fshehur brenda dyshekëve duke u përpjekur të kalonin kufirin spanjoll.

Sipas Sky News një video është regjistruar me celular dhe wshtw shpërndarë në rrjeteve sociale duke u bërë virale në Spanjë. Ajo tregoi agjentët e Gardës Civile të Spanjës duke marrë dy dyshekë nga maja e një furgoni dhe duke i prerë ato të hapura për të zbuluar dy të rinj brenda, transmeton Javanews.

Mësohet se rojet kufitare spanjolle kanë zbuluar dy emigrantët të cilët ishin fshehur brenda dyshekëve të ngjitur në çatinë e një makine në një pikë kontrolli në kufirin e vendit me Marokun, në Melilla duke u përpjekur të hynin në drejtim të qytetit spanjoll.

Të dy emigrantët u përpoqën të korruptonin rojet e pikës së kalimit kufitar duke u dhënë atre një sasi parash prej4.500 euro ($ 5.100) për të tentuar kalimin. Ndërkohë mësohet se shoferi i kamionit iku në këmbë kur policiët kërkuan të inspektojnë ngarkesën e tij, në furgon ndërsa mësohet se dy refugjatët u dërguan në një qendër mbajtëse të emigrantëve.