Megjithëse u bë e suksesshme në një periudhë të shkurtër kohore dhe fama e saj vazhdon të rritet dita-ditës, Tayna vazhdon të mbetet një vajzë me këmbë në tokë dhe punon fort për të bërë krenarë prindërit e saj.
Siç edhe më herët ka treguar, ajo është vajzë e vetme dhe pika e saj e dobët janë prindërit, me të cilët ka një marrëdhënie shumë të veçantë.
Madje, shpeshherë Tayna është shoqëruar në pushime prej tyre, ndërkohë që të gjithë kemi vrarë mendjen se cili mashkull e shoqëronte reperen.
Duket se reperja komunikon vazhdimisht me prindërit dhe i tregon atyre zhvillimet e punës së saj.
Mbrëmjen e kaluar, Tayna ka performuar në Londër duke e mbushur plot sallën dhe pamjet nga koncerti i ka ndarë edhe me të atin.
“Shumë mirë bab, bravo! Plot paska pas! Të lumtë!”
“Faleminderit bab! Gjithmonë kam dasht me ju bo krenarë edhe jam shumë e lumtur dhe falenderuese që po m’përkrahni për ëndrrat e mia. Ju dua shumë edhe m’ka marrë malli”– i përgjigjet Tayna.
“Do jemi gjithmonë krah teje dhe me ty zemër. Veç përpara bab!”- i ka kthyer i ati, siç mund ta shihni në bisedë.
Pra, prindërit e reperes janë fansat e saj më të mëdhenj, të cilët po kënaqen bashkë me të bijën për sukseset e saj.
Comments are closed for this post.