Sipas një studimi shkencor, djemtë që vuajnë nga kanceri, dhe pas shërimit kanë mbetur infertilë si pasojë e trajtimeve tanimë kanë një shpresë.

Përafërsisht një në tre djemë, që i kanë mbijetuar kancerit në fëmijëri, nuk do të ketë kurrë mundësi të bëhet baba, për shkak të dëmtimit që trajtimi me rreze i ka shkaktuar. Mirëpo shkencëtarët në një studim të bërë në model të majmunit, kanë arritur që disa inde të testikujve të marra në moshë të re, t’i ngrijnë dhe t’i përdorin pas një kohë.

Eksperimenti i realizuar në qeniet më të përafërta me njerëzit, rezultoi i suksesshëm. Djemtë tanimë kanë mundësi të ruajtjes së disa indeve të testkujve, dhe përdorimit të tyre vetëm pas kryerjes së trajtimit. Shumica e djemve, që vuajnë nga kanceri në fëmijëri duhet të përballen me faktin se ata nuk do të mund të bëhën prindër kurrë.

Në vitin 2015, për herë të parë një djal i quajtur Nathan Craëfort, që vuante nga një tumor në tru, dha një pjesë të testikujve të tij me qëllim që pas një kohë do të mund të bëhej baba, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Kyle Orëig, udhëheqëse e këtyre studimeve nga Universiteti i Mjekësisë në Pitsburg, tha “Ky eksperiment i kryer në majmun, është shumë i rëndësishëm për shkak së ofron shpresë për të gjithë ata djemë të rinjë që ndonjë ditë do të arrijnë të krijojnë familje”.

Ne shpresojmë që brenda 6 viteve të arrijmë që këto eksperimente t’i aplikojmë edhe në njerëz.

Në Britaninë e Madhe përafërsisht 300 djem të rinjë mbesin infertile për shkak të dëmtimeve që kemoterapia shkakton. Procedura e këtij eksperimenti përfshinte marrjen e indeve të testikujve nga majmuni përpara se ai t’i nënshtrohej kemioterapisë, dhe ngrirja e tyre. Pas një kohë kur majmuni ka ndërprerë kemioterapinë, dhe sperma e tij është pjekur për feritlitet, atëherë këto inde janë kthyer përsëri në trupin e tij dhe kanë funskionuar normalisht.

Ky studim është publikuar në revistën ‘Science’, dhe shkencëtarët kanë thënë që studimet do të vazhdojnë derisa ata të jenë të gatshëm që këtë metode ta aplikojën tek njerëzit.