Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në paraqitjen e tij në ClickPlus në TV21, tha se duke marrë parasysh zgjedhjen e një lideri të ri në LSDM, do të jetë e vështirë që të mbahet një Qeveri stabile.

“Anija e LDSM-së është duke u fundosur. A do të mund të mbahet stabiliteti. Edhe 67 deputetë po të kenë, është problem për të balancuar gjithë brenda nëse Zaevi zëvendësohet me dikë tjetër. Personalisht mendoj se 2022 do të jetë vit zgjedhor”, deklaroi mes tjerash Taravari.

I pyetur se si e komenton kandidaturën e Dimitar Kovaçevskit për kryetar të LSDM-së, Taravari tha se nuk e di kush mund ta mbajë balancin e Zaevit brenda LSDM-së.

“Zaevi disi është munduar t’i mbaje, brenda LSDM-së flas. Tash sa do të arrije Kovaçevski apo dikush tjetër, se dikush zgjidhet kryetar partie. A do mund ta mbaje këtë stabilitet dhe balanc brenda strukturave të LDMN-së nuk e di. Por nuk është vetëm ky problem, problem është edhe me 10-12 deputetë të partive tjera që janë në koalicion me LSDM-në, të cilat kanë pakënaqësi të mëdha”, tha mes tjerash Taravari.

I pyetur se për cilat parti e ka fjalën, Taravari u përgjigj:

“Ja PDP-ja, LDP-ja, e them publikisht, ata kanë pasur publikisht kanë dal…edhe partitë tjera, DOM, nuk e di kush, ka plot parti që janë brenda koalicionit dhe presin të realizohen premtimet që i ka dhënë Zaevi, tash më nuk është Zaevi”, tha mes tjerash Taravari.