Në një takimin profesional dhe me respekt, Josep Maria Bartomeu dhe Jorge Messi nuk arritën një marrëveshje mbi të ardhmen e djalit të këtij të fundit, Lionel Messi.
Jorge shoqërohej nga Rodrigo Messi, vëllai dhe këshilltari i Leos, ndërsa Bartomeu solli me vete kolegun e tij, drejtorin e klubit Javier Bordas.
Ka qenë një frazë që është thënë nga babai i Leos, gjatë takimi, që ua ka bërë të qartë drejtuesve të Barcelonës që 6 herë fituesi i Topit të Artë e ka vendosur që mos qëndrojë në klub.
“Djali im nuk do të qëndrojë në Barcelonë,” është fjalia vendimtare të cilën TyC Sports shkruan se përfaqësuesi i Messit ia tha presidentit të Barcelonës.
Kjo është krejt e kundërta e pozicionit të Barcelonës, të cilët këmbëngulin se duhet të aktivizohet klauzola e lirimi me vlerë 700 milionë euro. Takimi ka zgjatur mbi një orë e gjysmë, por pa arritur që palët të bijën në një ujdi.
Comments are closed for this post.