Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe zëvendëskryetari dhe ministri i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në Beograd, Republikën e Serbisë, sot kanë zhvilluar një takim pune me nënkryetarin e Qeverisë dhe ministrin Financë, Sinisha Mali.

Në fokus të bisedimeve ishte forcimi i lidhjeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, ku theksi u vu në përmirësimin e kushteve për akses në treg, krijimin e kushteve më të mira për kompanitë, si dhe mundësitë e krijimit të një tregu të vetëm ndërmjet vendeve të Ballkanin Perëndimor.

Maqedonia është plotësisht e fokusuar në lehtësimin e tregtisë dhe transportit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, theksoi delegacioni maqedonas, duke theksuar nevojën për ndërmarrjen e politikave të reja të përbashkëta për përmirësimin e tregtisë rajonale.

Në takim u diskutua edhe për iniciativat dhe masat në kuadër të Ballkanit të Hapur, ku të dyja palët ranë dakord se është e nevojshme të avancohen politikat për të lehtësuar lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve.

Zëvendëskryetari dhe ministri i Transportit Nikolloski theksoi se Qeveria ka përkushtim të fortë për forcimin e ekonomisë rajonale përmes krijimit të infrastrukturës së re moderne dhe cilësore që do të forcojë pozitën konkurruese të korridoreve transportuese në rajon.

Ai theksoi se Maqedonia është e fokusuar fuqishëm në ndërtimin e hekurudhës së shpejtë dhe lidhjen e hekurudhës së shpejtë me Korridorin 10 evropian, si parakusht për transport të shpejtë të mallrave dhe udhëtarëve ndërmjet vendeve të rajonit. Në këtë kontekst u theksua nevoja për aktivitete të përbashkëta për përfundimin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë në rrugën Beograd-Nish-Tabanovc-Shkup.

Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë është në nivel të lartë, konkluduan të dyja palët, ndërsa u pajtuan se në periudhën e ardhshme të dyja qeveritë do të punojnë në krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe kompanitë nga të dyja vendet përmes masave dhe politikave të përbashkëta.