Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë së fundmi në rrjetin social Facebook një video ku shihet krah lliderit të shqiptarëve në Maqedoninë, Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçit.

Në video Meta bën me dije se fokusi në takimin e tyre ishte me në fokus shqiptarët në Maqedoninë si faktor kyç shtetformues, ku sipas Metës do të vazhdojnë të jenë garancia kryesore për rrugëtimin europian dhe euro-atlantik.

“Kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes këtë mbrëmje nga Tirana me liderin e partisë historike të shqiptarëve në Maqedoni, Partisë Demokratike, Menduh Thaçi.

Ndamë të njëjtin vlerësim se të jesh në opozitë është një mision shumë i madh.

Shqiptarët në Maqedoninë, faktor kyç shtetformues, do të vazhdojnë të jenë garancia kryesore për rrugëtimin europian dhe euro-atlantik, të këtij vendi fqinj, mik, partner, shumë të rëndësishëm për ne dhe jetik për të ardhmen europiane të rajonit”, shkruan Meta.