Grupi ndërkombëtar i ekspertëve të aktivizohet sa më shpejtë e mundur, më së voni deri në mesin e majit, ka kërkuar ministrja alternative për Punë të Jashtme e Greqisë, Sia Anagnostopulu nga të pranishmit në takimin e sotëm në MPJ-në greke për grupin që duhet të formohet dhe të rishikojë çështjet lidhur me markat tregtare, konform Marrëveshjes së paraparë të Prespës, bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Athinë.
Në Grupin ndërkombëtar do të marrin pjesë ekspertë për të drejtën ndërkombëtare tregtare, marka dhe emra.
Në takimin e sotëm, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Jashtme e Greqisë, kanë marrë pjesë përfaqësues të ministrive kompetente për Punë të Jashtme, Ekonomi dhe Zhvillim dhe Zhvillim bujqësor dhe ushqim, si dhe përfaqësues të Organizatës për pronësi industriale, Organizatës për pronësi intelektuale, Organit për kontroll të ushqimit (EFET) dhe Organizatës greke bujqësore ELGO- Dimitra.
“Në periudhën e ardhshme, do të ketë shënime detajore informative që do të mbulojnë spektrin e gjerë të çështjeve që u dedikohen emrave tregtar (commercial names), të markave tregtare dhe emrave të brendeve (trademarks и brandnames)”, bëjnë të ditur nga MPJ greke.
Comments are closed for this post.