Xheison Bafti është kthyer në vogëlushin më të komentuar dhe ka marrë pseudonimin “Taramelja” për shkak të mos shqiptimit të shkronjës “K”, gjë që e ka bërë edhe më të ëmbël komunikimin e tij.

Alketa Vejsiu  ka postuar një video nga puntata më e fundit e “Piter Pan” ku shfaqet Xheision dhe në përshkrimin e videos shkruan se vogëlushi ka arritur plot 60 mijë ndjekës në Instagram.

“E di qe keni merak ta degjoni pak Xheision (vajti 60.000k). Ka Vipa qe kane punuar gjithe jeten, por 60 mije zemra ne 4 jave skane mundur ti pushtojne dot”, shkruan Alketa.

Mes komenteve të shumta ka rënë në sy ai i një ndjekësi i cili i shkruan Alketës: “I nxirrni këto fëmijë vetëm për like, turp t’ju vij”.

“I nxjerrim sepse Xheisionit kam vendosur t’i rregulloj jetën. Dhe do ta bëj! Kuptove o Tote e Mencur?”, i përgjigjet Alketa.