Gruaja e Sylvester Stallone, Jennifer Flavin, ka bërë kërkesë për divorc pas 25 vitesh. Dyshimet për një krizë në çift lindën pasi ylli i “Rambo” modifikoi tatuazhin që i kishte dedikuar gruas, Jennifer. Kjo e fundit la të kuptohet se gjithçka mund të ketë përfunduar.

Ajo publikoi një foto ku përqafonte tre vajzat e tyre teksa shkruante: “Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Ne të 4 përgjithmonë.” Për më tepër, Jennifer shtoi dyshimet më shumë pasi nuk po e ndjek më bashkëshortin e saj në Instagram.

Ndërkaq, sipas Page Six, aktori ndodhej në Oklahoma, ku po xhiron një film të ri, kur gruaja ka dorëzuar dokumentet me 18 Gusht dhe burimet thanë se ai ishte i tronditur kur mori lajmin. Madje, miqtë pranë tyre janë shprehur të habitur pasi Flavin ka qenë vazhdimisht në xhirime.

“Ajo po e vizitonte atë në Oklahoma City, ku ai po xhironte. Dukej sikur gjithçka ishte e mrekullueshme. Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur”, tha një burim. Në kërkesën për divorc, Flavin pohoi se ai “është angazhuar në shpërndarjen dhe humbjen e qëllimshme të aseteve martesore” dhe kërkoi që të ndalohet të shesë ndonjë pasuri gjatë procesit të divorcit.

Celebrity Sightings In Los Angeles – January 3, 2018

Por një burim i njohur me rastin tha: “Është kaq qesharake, nuk e kam idenë pse avokatët e Jennifer e vendosën këtë në kërkesën për divorc, është thjesht një gënjeshtër e pastër. Sly nuk ka shitur sa një bluzë!” Ndërkohë, TMZ raportoi se çifti u nda pas një sherri të madh për një qen.

Stallone, 76 vjeç, thuhet se donte një Rottweiler të ri si “mbrojtje për familjen e tyre”, por Flavin thuhet se nuk donte të shtonte një kafshë tjetër. Kjo supozohet se çoi në “një argument jashtëzakonisht të nxehtë që solli çështje të tjera në martesën e tyre.

Megjithatë, Sylvester i ka mohuar pretendimet se martesa e tij 25-vjeçare përfundoi për shkak të qenit të tij. “Ne nuk e përfunduam lidhjen me një argument kaq të parëndësishëm,” tha ylli i “Rocky” megjithëse ai pranoi se çifti nuk ishte dakord se “si të kujdeseshin për qenin”.