Projekti i Superligës duket praktikisht i vdekur, disa ditë pas zyrtarizimit. Kanë kaluar vetëm 48 orë midis njoftimeve të bëra të dielën në mbrëmje dhe largimeve të njëpasnjëshme të klubeve angleze, të cilët përfaqësonin gjysmën e ekipeve të përfshira në këtë kompeticion të ri elitar. Nëse të gjithë kanë shpjeguar pak a shumë arsyet e tërheqjes së tyre, si Arsenali që madje u kërkoi falje tifozëve, ne logjikisht prisnim të dinim se çfarë mendonin organizatorët e këtij turneu të diskutueshëm.

Një njoftim zyrtar për shtyp u lëshua mbrëmjen e djeshme, ku drejtuesit kryesor të projektit këmbëngulin në legjitimitetin e tij: “ne jemi të bindur që status quo-ja e futbollit evropian ka nevojë për një ndryshim dhe ne po propozojmë një konkurs të ri sepse sistemi aktual nuk po funksionon si duhet. Propozimi ynë synon të ndryshojë industrinë e futbollit dhe të gjenerojë vlerë për të gjithë piramidën e futbollit. Është padyshim një mundësi e shkëlqyeshme për të përballuar vështirësitë e lidhura me pandeminë dhe u caktuar me objektivin kryesor rritjen e pagesave të solidaritetit për të gjithë familjen e futbollit ” .

Klubet angleze “nën presion”

Pastaj, drejtuesit e Superligës folën për largimet e shumta. “Pavarësisht largimeve të paralajmëruara të klubeve angleze nga kompeticioni, të detyruar të marrin këtë vendim për shkak të presionit të cilit iu është ushtruar, ne jemi të bindur që propozimi ynë është i saktë dhe në përputhje me rregullat Evropiane, siç është provuar para gjykatat sot (dje). Këta të fundit duke mos hezituar të mbrojnë projektin e Superligës nga veprimet e palëve të treta, sido që të jenë ” , mund të lexojmë në njoftimin për shtyp dërguar mediave.

Për ta, nuk bëhet fjalë për të hequr dorë. “Në funksion të rrethanave, ne do të rishikojmë masat e nevojshme për të riformuar këtë projekt, gjithmonë duke pasur parasysh t’u ofrojmë tifozëve përvojën më të mirë të mundshme dhe të forcojmë solidaritetin e komunitetit të futbollit , ” përfundoi deklarata. Por është e qartë se ajo është nisur mjaft keq me largimet e skuadrave angleze dhe atyre të italianëve që mund të pasohen…