Përbërësit: 1 filxhan çaji bizele, 1/2 filxhan çaji oriz, 3 qepë të njoma, kopër, majdanoz, vaj ulliri, kripë, piper dhe 1, 5 l ujë ose lëng perimesh.

Përgatitja: Në një enë shtojmë vaj ulliri, qepët e njoma të prera imët dhe i skuqim për pak duke hedhur pak kripë dhe piper. Më pas shtojmë orizin dhe bizelet. Ju japim një skuqje të lehtë dhe shtojmë ujin ose lëngun e perimeve. I lejmë derisa bizelet dhe orizi janë zier dhe lëngu eshte trashur pak. Nga fundi shtojmë erzat e prera imët dhe lëng limoni. Kontrollojmë kripën dhe supa është gati dhe shumë e shijshme ne shije.