Rreth 100 shtëpi janë dëmtuar në qytetin Hod Hasharon në veri të Tel Avivit nga sulmi raketor i mbrëmshëm i Iranit ndaj Izraelit, njoftoi televizioni shtetëror i Izraelit.
Televizioni shtetëror KAN tha po ashtu se nga sulmi në fjalë nuk ka humbje jetësh apo ndonjë të lënduar në këtë zonë.
Siç raportohet më tej, disa shtëpi kanë pësuar dëme të rënda dhe riparimet do të zgjasin një kohë të gjatë.
Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane njoftoi dje një sulm ndaj Izraelit me dhjetëra raketa balistike, duke shkaktuar aktivizimin e sirenave në mbarë vendin, veçanërisht në Tel Aviv.
Në një deklaratë me video, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Irani “bëri gabim të madh dhe do ta paguajë çmimin” për sulmin raketor.
Comments are closed for this post.