Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga një sulm terrorist ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandë të Re, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer ndaj xhamisë Noor në Hagley Park dhe xhaminë në Lindwood gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë.

Kryeministrja e vendit Jacinda Ardern e cilësoi sulmin si akt terrorist dhe konfirmoi se 40 persona aktualisht kanë humbur jetën.

Ardern po ashtu njoftoi se 20 të tjerë janë plagosur.

Ajo tha se katër persona janë arrestuar në lidhje me sulmin dhe se njëri prej agresorëve është shtetas i Australisë.

Sipas saj, asnjëri prej agresorëve nuk ka qenë në listën e kërkimit të policisë.

Ndërkohë, policia ka kërkuar mbylljen e të gjitha xhamive pas sulmit.

Siç bënë të ditur dëshmitarët okularë, në xhaminë Noor gjendeshin rreth 200 besimtarë në kohën kur ka ndodhur sulmi