Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi ditë më parë e ka festuar  ditelindjen me muzike live me Naimin dhe Mihrijen Brahën. Videon e ka publikuar një porfil në Facebook Xhamia e Isabeut e cila thuhet se menaxhohet nga reforamtorët e BFI-së.

Nuk dihet nëse edhe hoxhallarët tjerë që flasin për fenë Islame një ndër fetë e cila e ndalon muzikën kanë qenë prezenzë në këtë aheng muzikorë për qejfin e Reisit. Pavarësisht qejfeve të Reisit asnjë hoxhë në Maqedoni nuk ka dalur hapur të kundërshtojë veprat e tij duke dhënë një imazh kundër parimeve fetare islame.

Naim Abazi thotë se Sylejman Rexhepi, është hoxhë i moderuar, duke shtuar se të dy së bashku një ditë do të shkojnë edhe në ndonjë klub nate.

Të pranishëm në festën e ditëlindjes së Rexhepit, kanë qenë edhe disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë.

Ndryshe Sulejman Rexhepi edhe vitet tjera i ka festuar me muzikë ku së fundmi  ishte Shyrete Beluli dhe Mahmut Ferati.