Suedia po përgatitet t’i bashkohet NATO-s, megjithëse ende po përballet me kundërshtimin e shtetit hungarez. Shteti suedez pritet të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa po përgatitet për anëtarësimin e mundshëm në aleancën ushtarake të NATO-s. Ushtarët e saj do të jenë pjesë e linjës së parë të mbrojtjes kundër një pushtimi të mundshëm rus në Baltik, shkruan euronews.
Edhe pse vendi ende nuk është anëtarësuar zyrtarisht në aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja, ajo ka nisur të operojë brenda kornizave të aleancës. Bëhet e ditur se Stokholmi do të dërgojë një batalion prej 600-800 ushtarësh dhe forca të blinduara në Letoni, i cili do të qëndrojë me rotacion gjashtëmujor.
Ndryshe, pas pushtimit rus të Ukrainës, Suedia ka nisur përpjekjet e para për t’iu bashkuar NATO-s duke hequr dorë kështu nga neutraliteti. Megjithatë, oferta e saj u bllokua nga Turqia dhe Hungaria. Sipas rregullave të NATO-s, të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord përpara se një shtet i ri të bëhet pjesë e aleancës.
Parlamenti turk e ratifikoi ofertën e Suedisë për anëtarësim, por Hungaria ende është kundër bashkimit të shtetit suedez në bllok. Sido të që jetë e ardhmja e Suedisë, vendi tashmë është i regjistruar si një anëtar i plotë i manovrave të NATO-s “Steadfast Defender 2024”, ushtrimi më i madh i këtij lloji që nga Lufta e Ftohtë.
Comments are closed for this post.