Hulumtimi i ri ka identifikuar mutacione në kodin e ADN-së, që ndikojnë në energjinë e metabolizmit të trurit dhe janë të lidhura me çregullimet e depresionit.

Organizata Botërore e Shëndetit përshkruan depresionin si shkakun kryesor të problemeve psiqike në tërë botën. Përafërsisht 300 milion njerëz janë të prekur nga depresioni në tërë botën. Ekspertët besojnë që shumë faktorë kontribuojnë në çrregullimet depresive. Disa prej tyre janë: faktorët gjenetikë, faktorët e jashtëm, fiziologjia e trurit dhe sistemi imun.

Sipas teorisë së fundit energjia e metabolizmit të trurit të njeriut kontribuon në zhvillimin e çrregullimeve të depresionit. Truri shfrytëzon më shumë energji se të gjithë organet e tjera, shkruan Medical Neës Today, transmeton Gazeta Express.

Në një studim të bërë së fundmi hulumtuesit heqin gjenin SIRT1 në trurin e minjëve. Ky eksperiment i bërë rezultoi në zvogëlimin e numrit të mitokondrive të qelizave dhe manifestiminin e disa simptomave të depresionit.

Mitokondritë janë pjesë të qelizës të cilat e konvertojnë ushqimin e marrë në energji kimike, e cila më pas shfrytëzohet nga qelizat për të funksionuar në mënyrë të rregullt. Nëse zvogëlohet numri i mitokondrive qelizat mund te vdesin si shkak i mungesës së energjisë së nevojshme.

Sipas shkencëtarëve qelizat e trurit- neuronet, kërkojnë energji për të funksionuar dhe komunikuar me njëra tjetrën, dhe mungesa e kësaj energjie nga mitokondritë e ‘shëndetshme’ bëjnë që ato të mos kenë mundësinë të funksionojnë dhe t’i përgjigjen stimujve të jashtëm, me ç’rast krijohen probleme të lidhura me depresion.