Rreth 104 aktivitete do të realizohen në rrjetin transportues në Maqedoni deri në vitin 2030. Për realizimin e këtyre projekteve është paraparë që të shpenzohen rreth 4,2 miliardë euro prej të cilave pjesa më e madhe do të sigurohen përmes kredive dhe IPA mjeteve.

Kjo është paraparë në Strategjinë Kombëtare Transportuese të cilën e solli Qeveria me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa të cilën sot e prezantoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Në mesin e projekteve më të mëdha që janë paraparë me Strategjinë në infrastrukturën rrugore janë përfundimi i autostradës nga Kërçova deri në Ohër, ndërtimin e autostradës nga Shkupi deri në Bllacë, ndërtimi i autostradës së re nga Gostivari deri në Kërçovë, si dhe ndërtimi në nivel të aeroportit në aksin nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair dhe nga Strumica deri në kufirin me Bullgarinë.

Në pjesën e hekurudhës, krahas ndërtimit të hekurudhës nga Kumanova deri në kufirin bullgar, janë planifikuar edhe ndërtimi i vendkalimit të përbashkët hekurudhor në Tabanoc dhe të vendoset linjë hekurudhore deri në aeroportin në Shkup.

Ideja për vendosjen e trenit nga Shkupi deri në aeroportin e  Shkupit, siç theksojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, nuk është e re, por për realizimin e saj është pritur që të rritet numri i transportit të udhëtarëve në aeroportin e Shkupit.

“Kostoja e hekurudhës nga stacioni hekurudhor i Shkupit ishte transporti ajror të tërheqë deri në dy milionë udhëtarë sepse kur bëheshin analizat, ata treguan se kur do të arrihet kjo, atëherë do të ketë përfitim nga ky relacion sepse investimi është i madh”, theksoi Biljana Zdraveva, udhëheqëse e sektorit të hekurudhave.

Për momentin nuk dihet se sa do të kushtojë ky projekt, me të cilin është planifikuar që të ndahet në Milladinovci për aeroport. Ajo që fillimisht pason është që të kompletohet dokumentacioni.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve pret që pjesa më e madhe e projekteve në komunikacion rrugor të kenë përfunduar deri në vitin 2020-2021, ndërsa në pjesën e hekurudhës është planifikuar deri në vitin 2025 të përfundojë plotësisht ndërtimi i hekurudhës drejtë Bullgarisë.

“Qëllimi përfundimtar i Strategjisë Kombëtare për Transport është që të zhvillohet sektor i harmonizuar transportues që është kompaktibil dhe i integruar ndërkombëtarisht në sistemin evropian të rrjeteve transportuese,  dhe i cili do ta stimulojë zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, do ta ruajë mjedisin jetësor dhe i siguron nevojat e gjeneratave të ardhshme”, tha Sugareski.

Projektet e Strategjisë do të realizohen në bazë të prioriteteve të Qeverisë.