Ish kreu i Komunës së Karposhit, Stevçe jakimovski është liruar nga paraburgimi shtëpiak. Gjykatësi i procedurës paraprake javën e kaluar i ka hequr Jakimovskit masën e paraburgimit shtëpiak dhe i ka caktuar masat e sigurisë, kjo vjen pas propozimit të prokurorit publik kompetent i cili ka kërkuar ndërrimin e paraburgimit me masa të kujdesit.

“Prokurori publik kompetent deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për heqjen e masës së paraburgimit shtëpiak dhe caktimin e masës së kujdesit, gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe ka zëvendësuar paraburgimin shtëpiak me masë të kujdesit”, njoftojnë nga gjykata.

Gjykata i caktoi masën e paraburgimit Jakimovskit në mars të këtij viti. Ai bashkë me katër persona të tjerë akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në periudhën prej 2011 deri në vitin 2017.