Tashmë gjithçka është zyrtare. Seriali që po bën bujë të madhe “Squid Game” do të rikthehet me sezonin e dytë.
Për shkak të suksesit global, krijuesi e regjisori Hwang Dong-hyuk u shpreh se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se ta vazhdonin atë.
“Ka pasur kaq shumë presion, kaq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë të serialit. Tashmë kam filluar të mendoj për të. Aktualisht jam në procesin e planifikimit”, tha ai raporton indeksonline.
“Por unë mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë kjo. Kështu që për momentin do t’ju premtoj këtë, Gi-hun do të kthehet dhe ai do të bëjë diçka më shumë për botën”, tha Hwang Dong-hyuk gjatë një ngjarjeje speciale në Los Angeles.
Comments are closed for this post.