Nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” informojnë se në hapësirën në të cilën ka shpërthyer zjarr nuk është shkatërruar asnjë dokument i rëndësishëm, i cili në pajtim me rregullat duhet të jetë i arkivuar dhe të ruhet.

“Lidhur me incidentin e djeshëm – zjarr në hapësirën me material të arkivuar, NSHP 8 Shtatori Shkup, e njofton opinionin se në hapësirë kanë qenë dokumentet e vjetra disa dekada dhe të cilat tani më ishin lëndë e procedurës së shkatërrimit të arkivuar. Në zjarr nuk është shkatërruar asnjë dokument i cili sipas rregullave duhet të jetë i arkivuar de të ruhet me afatin e paraparë ligjor”, theksohet në kumtesën e spitalit.

Zjarri shpërtheu mbrëmë në zyrën ku ruhet materiali i arkivuar. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se nuk ka persona të lënduar, vetëm është shkaktuar dëm material. Brigada për mbrojtje nga zjarret e Qytetit të Shkupit ka intervenuar me dy automjete dhe pesë zjarrfikës.