Kur përmendet fjala spinaq, para syve na vjen një tufë gjethesh jeshile shumë të shëndetshme për organizmin.
Ekspertët nga Agroweb kanë treguar se ekziston një variant shumë interesant i spinaqit me ngjyrë të kuqe.
Ky lloj spinaqi gjendet në Indi, Afrikë dhe në shumë zona të Amerikës Qendrore. Spinaqi i kuq ka vlera të larta ushqyes duke përfshirë vitaminat dhe mineralet e nevojshme për organizmin.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, sa më e ndezur të jetë ngjyra natyrale e një ushqimi aq ma i mirë ai është për shëndetin. Spinaqi i kuq është plot me hekur, vitaminë C, K dhe A.
Ky lloj spinaqi është i mbushur me fibra, të cilat njihen për efektet që kanë në parandalimin e konstipacionit, në pastrimin e zorrës së trashë dhe veshkave.
Lëngu u spinaqit të kuq ka aftësinë t’u jap flokëve volum dhe i bënë më të forta. Ai gjithashtu pengon shfaqjen e thinjave, sepse është shumë i pasur me mangan, kalcium dhe hekur.
Disa probleme të tjera shëndetësore, të cilat spinaqi i lufton janë: tensioni i lartë i gjakut, mbipesha, aknet.
Comments are closed for this post.