Ministri i brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski gjatë fjalimit të tij në kuadër të Tuining projektit ofroi mbështetjen e parezervë të MPB-së, me qëllim të siç u shpreh ai luftës së pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe përforcimin e sundimit të së drejtës.

“Promovimi i sotëm i Tuining projektit për ndërtimin e kapaciteteve institucionale të qendrës hetimore IPA 2016 e financuar nga BE dhe ministria kroate e drejtësisë është një shembull i mirë për bashkëpunim dhe për ndërtimin e partneritetit. Ky projekt në 20 muajt e ardhshëm do të realizohet tek ne dhe ka për qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të procedurës penale përmes funksionimit efikas të qendrave të hetimit”, tha Oliver Spasovski, ministër i brendshëm sipas të cilit në aspekt të MPB-së dha mbështetje të pa-rezervë për realizimin e projektit në fjalë.