Si rezultat i masave të ndërmarra, numri i viktimave në aksidente trafiku në vitin 2021 është zvogëluar (111), që është për 14 viktima më pak në krahasim me vitin 2020 (125), njofton në Facebook ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Vazhdojmë me intensifikimin e kontrolleve dhe veprimeve parandaluese në vitin 2022 – synimi ynë është që këtë vit të jemi sa më të sigurt deri më tani.

Apeloj tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe bashkërisht të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, shkruan Spasovski.