Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastin e PSP-së “Tenderët”, e cila ndodhet në fazën e dëshmive.

E akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila dyshohet për keqpërdorime në tenderin për punët ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, i cili ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Sipas aktakuzës, një pjesë e punimeve në muze janë kryer në favor të personit juridik të kompanisë “Beton” nga Shtipi.

Pas pauzës së festave të fundvitit, këtë javë do të vazhdojnë gjykimet edhe për rastet tjera të Prokurorisë Speciale