Deputetët në Kuvend sot në mesditë duhet ta vazhdojnë debatin për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagën minimale, me të cilin paga minimale do të rritet në 18.000 denarë.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dje në fillim të debatit derisa elaboroi projektligjin tha se ai është përgatitur në me punëdhënësit dhe punëtorët dhe është marrë vendim që të gjithë e mbështesin – paga minimale të jetë 18.000 denarë.
“Ligji e konfirmon rrogën minimale, e cila për muajin mars, përfundimisht me pagesën për marsin, duhet të jetë në vlerë prej 18.000 denarëve. Shteti mendon edhe për punëdhënësit. Në vetë propozim ligjin është paraparë që shteti ta mbulojë dallimin e plotë në pjesën e kontributeve për rrogën minimale, e cila për momentin është 15.200 denarë, deri tek ajo që do të paguhet nga marsi ndërkaq e cila do të jetë 18.000 denarë”.
“Është paraparë punëdhënësit të mbështeten në periudhën prej marsit deri në dhjetor të vitit 2022”, informoi Trençevska, e cila potencoi se rroga minimale është rritur dyfish në raport me atë prej vitit 2016, e cila ishte 10.080 denarë.
Ndërsa deputetët nga partitë opozitare në foltore të Kuvendit theksuan se ndjejnë keqardhje që shumica nuk i ka pranuar amandamentet e tyre për përmirësim të tekstit të ligjit dhe për rritjen graduale në sektorin publik dhe privat. Për deputetët nga shumica në pushtet, ky ligj është me rëndësi të madhe, siç cekën, me të cilin u dilet në ndihmë të drejtave të punëtorëve dhe avancimit të tyre.
Comments are closed for this post.