Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi se sot do të ketë regjim të veçantë të trafikut në qendër të Shkupit për shkak të marshit protestues të organizuar nga shoqatat e qytetarëve – koalicioni “Ndryshojmë”.

“Njësia për siguri të trafikut rrugor në SPB Shkup nesër do të marrë masa të veçanta për komunikacion të sigurt dhe pa ndërprerje. Protesta do të fillojë në ora 18.00 para Qeverisë, dhe më pas do të vazhdojë deri para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye, Departamenti për siguri në trafikun rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të trafikut, gjegjësisht nga ora 14.30 deri në përfundim të ngjarjes, do të jetë e mbyllur për trafik rruga “11 Tetori”, ndërsa gjatë lëvizjes do të merren masa për regjim të veçantë në trafik në bul. “Ilinden”, djathtas përmes bul. “VMRO” dhe majtas në rrugët”Dimitrie Çupovski”, me ç’rast trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth”, kumtuan nga MPB-ja.

Prandaj, u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’u binden urdhrave të dhëna nga policët e uniformuar dhe t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, si dhe dispozitat e trafikut për regjimin e ndryshuar të trafikut me qëllim të zhvillimit të qarkullimit të sigurt dhe të pandërprerë.