Sot, me fillim prej ora 13:30 në Shkup do të protestohet kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”.
Marshi protestues do të fillojë nga parku i Çairit, do të vazhdojë drejt gjykatës dhe do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Protesta u paralajmërua të martën, nga familjarët e të dënuarve në “Monstra”, pasi u shpall aktgjykimi.
Të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç janë dënuar me burg të përjetshëm, Haki Aziri me 9 vjet burg, Fejzi Aziri me 15 vjet burg, ndërkaq Sami Luta është liruar nga akuzat.
Ndërkohë policia ka njoftuar se për shkak të protestave do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, gjegjësisht do të mbyllen disa rrugë.
“Duke filluar nga ora 13:00 të bllokuara për qarkullim do të jenë rrugët si: rruga “Hristijan Todorovski Karposh”, bulevardi “Goce Dellçev”, rruga “11 tetori”, rruga “Vasill Gllavinov”, bulevardi “VMRO” dhe bulevardi “Ilinden””, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Comments are closed for this post.