Në prag të festës fetare të Shën Mërisë, sot nga ora 17:30 deri në ora 23:30 do të qarkullojnë numër shtesë autobusësh në linjën me numër 60 (Qendra e Transportit – Matkë). Edhe nesër do të ketë numër të shtuar të autobusëve në linjën 60, nga ora 07:00 deri në orën 18:00.

Siç kumtoi NPQ “Shkup”, frekuentim më të lartë të automjeteve në linjën e caktuar është për shkak të interesit të shtuar të qytetarëve për ta vizituar manastirin e “Shën Mërisë” në Matkë.

Autobusët nga transporti publik nesër do të qarkullojnë sipas orarit të javës, ndërsa përjashtim do të jenë linjat 18A, 32, 51, 55B, 56, 56A, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180 të cilat do të qarkullojnë sipas orarit të ditës së shtunës.

Do të ketë tre zyra biletash në dispozicion në Qendrën e Transportit dhe Tregun e Gjelbër me orar pune nga ora 07:00 deri në orën 19:30 dhe në Gjorçe Petrov me orar pune nga ora 07:00 deri në ora 13:00.