Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Qytetit të Shkupit, pas njoftimit nga Enti Publik i Ujësjellës Kanalizimeve – Shkup, njofton se nesër një pjesë e shfrytëzuesve do të mbeten pa ujë.

Më datë 27 janar 2025 (e hënë) do të mbeten pa ujë:

Për shkak të ndërrimit të valvulës F 2 në rrugën Boro Kralevski 13, do të ndërpritet furnizimi me ujë të përdoruesve nga rruga Boro Kralevski dhe një pjesë e rrugëve “AFŽ”, “Kiro Dimishkov”, “Gore Gjorevski” dhe 1588. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në përfundim të aktiviteteve të punës.

Këto rrugë gjenden në komunën e Butelit.

Për shkak të defektit në rrugë të gypit lidhës të ujit F2” në rrugën “Havanska” 4-Vila Castro do të ndërpritet furnizimi me ujë për përdoruesit nga rruga “Havanska” 4-Villa Castro. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në përfundim të aktiviteteve të punës.

Rruga ndodhet në komunën e Gazi Babës.