Në Mavrovë sot në mëngjes ishte më ftohtë, – 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturë maksimale prej katër gradësh është matur në Dojran dhe Gjevgjeli.

Sipas DPHM, -4 ka qenë në Kriva Pallankë, Berovë dhe Krushev, -3 në Tetovë, Manastir dhe Ohër, -2 në Prilep, Pretor dhe Strumicë, -2 në Demir Kapi, Kumanovë dhe Topollçan, -1 në Shtip dhe zero në Shkup.

Lartësia e shtresës së borës deri në orën shtatë, 13 centimetra është në Hanet e Mavrovës, katër në Kodrën e Diellit dhe një në Lazaropole.

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Nga mëngjesi përgjatë Vardarit do të fryjë erë mestarë deri kohë pas kohe e përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 3 deri 11 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë kohë pas kohe të përforcuar veriore. Temperaturë maksimale do të arrijë deri pesë gradë.