Votimi për Zgjedhjet lokale 2021 fillon sot me votimin e personave të sëmurë, të pafuqishmëve, të burgosurit, personat me coronavirus të cilëve u është pranuar kërkesa si dhe personat që punojnë jashtë vendit nëpër ambasada ose konsullata.

Votimi i personave me coronaviurs ose personave që ndodhen në vetizolim zbatohet me Këshill të posaçëm zgjedhor i përbërë prej punonjësve shëndetësor. Është paraparë që Komisioni Zgjedhor Komunal me detyrë zyrtare të mbledhë të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Sanitar për personat që janë paraqitur për votim.

Ndryshe, në Maqedoni këto zgjedhje janë zgjedhjet të shtata lokale, ndërsa gjithsej ka 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit.