Në orën 20:45, në stadiumin mitik tw “Uemblit, Anglia pret Shqipërinë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.
Faqja e njohur e statistikave “Sofa Score” ka bërë bilancin mes kombëtares së “3 Luanëve” me kuqezinjtë.
Ndeshja e fundit mes dy përqafësuesve ka qenë më 28 mars 2021, ku në stadiumin “AIR Albania”, britanikët triumfuan me rezultatin 0-2. Fitorja më e madhe ka ndodhur më 26 prill 1989 ku Anglia fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Kombëtares kuqezi. Bilanci i kuqezinjve ndaj britanikëve janë 0 fitore, 0 barazime dhe 5 humbje.
Në këtë grup eliminator janë zhvilluar 8 ndeshje ku ekipi i Rejës ka kryer 5 fitore, 0 barazime dhe 3 humbje, ndërsa skuadra e Southgate 6 fitore, 2 barazime dhe 0 humbje.
Shqipëria ka realizuar 11 gola dhe ka pësuar 7 të tilla, ndërsa Anglia ka shënuar 24 gola dhe ka pësuar 3. Mesatarja e goditjeve në portë për ndeshje kuqezinjtë e kanë me një shifër prej 13,6%, ndërsa britanikët 15,5%. Shanset e mëdha për ndeshje Shqipëria e ka një mesatare prej 2,3%, ndërsa Anglia me 4,5%.
Mesatarja e qarkullimit të topit, skuadra e Rejas ka një shifër prej 53,5% ndërsa ekipi i Sauthgejt 72,9%. Konvertimi i golave, kuqezinjtë e kanë me një shifër prej 10,1% ndërsa “3 Luanët” 19,4%. Vlerësimi i “Sofa Score” për dy kombëtaret, Shqipëria me notën 6,86 ndërsa Anglia me notën 7,25.
Comments are closed for this post.