Në Parlamentin Evropian në Strasburg sot dhe nesër do të mbahet takimi i 20-të i Komisionit të përbashkët parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja.

Takimin do ta bashkëkryesojnë eurodeputeti Andreas Shider dhe deputetja Sonja Mirakovska.

Takimi i mëparshëm i Komisionit të përbashkët parlamentar është mbajtur në Shkup, më 28 dhe 29 qershor të këtij viti.

Komisioni i përbashkët parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja funksionon që nga viti 2004 si forum ku anëtarët e Kuvendit të RMV dhe Parlamentit Evropian shkëmbejnë përvoja, mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale dhe për të forcuar partneritetin e ndërsjellë.