Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.518 testime për coronavirus, ndërsa 19 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 11 janë në Tetovë dhe 8 në Shkup.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 4 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.760, prej të cilëve 150.118 janë shëruar, ndërsa 5.486 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (8 korrik) është 156.