Sllovakia ka shënuar fitore të madhe në Kampionatin Evropian ndaj Polonisë. Sllovakët triumfuan me rezultatin e ngushtë 1:2.
Szczezny shënoi autogol në minutën e 18-të, që ishte rezultati i pjesë së parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Polonia arriti të barazonte rezultatin përmes Linetty.
Gjithçka ndryshoi kur Krychowiak u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la bashkëlojtarët ne gjendje të keqe në fushë.
Nga kjo përfitoi Sllovakia e cila shënoi golin e fitores në minutën e 69-të përmes Milan Skriniarit.
Me këtë fitore, Sllovakia merr primatin përkohësisht në grupin E, aty ku gjenden edhe Suedia e Spanja.
Comments are closed for this post.