Situata me rastet e reja Covid-19 pozitiv në Maqedoninë e Veriut po qëndron stabile dhe pa ndonjë rritje enorme të numrave.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë 672 raste aktive me Covid-19 dhe në tetë qytete nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus.

Në qytetet e tjera, me përjashtim të Shkupit dhe Manastirit, ku janë 317 dhe 146 raste aktive, në tetë qytete numri i të infektuarve me Covid-19 varion nga 11 deri në 26, ndërsa në 17 qytete me nga një rast të vetëm.

Infektologët shprehen se kalimi i valës së variantit Omicron, solli një stabilitet tek popullata për qetësim të situatës, pa lënë anash edhe ndihmesën e cila u ofrua përmes pikave e vaksinimit të cilat ishin të stërmbushura për muaj me rradhë, me persona që vullnetarisht pranuan të vaksinohen me vaksinat anti-Covid.