Nismë për shpalljen e 2 janarit dhe 2 majit për ditë jopune, si dhe vendosjen e orarit të punës prej shtatë orësh do të parashtrojë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Civile (UPOZ).

Kryetari i kësaj Sindikate Peco Grujovski, në konferencën e sotme për shtyp, theksoi se është koha që Maqedonia t’u bashkëngjitet trendeve evropiane edhe në Ligjin e ri për marrëdhënie pune, i cili është në fazë të hartimit, që të përcaktohet orar pune prej shtatë orësh, gjegjësisht 35 orë në javë.

“Me orar pune 7-orësh do të kryhet sistem më i mirë i punës. Me uljen e orarit të punës për 10,2 për qind nga çdo punëtor, teorikisht do të vijë deri te nevoja për angazhim të numrit shtesë të punëtorëve. Nga aspekti social kërkesën tonë e argumentojmë me atë që do të rriten mundësitë për kujdes ndaj familjeve dhe për rekreacion”, deklaroi Grujovski.

Lidhur me nismën për ndryshimin e  Ligjit për festa, Grujovski theksoi se në vitin 2007 festa e 2 janarit u hoq si ditë jopune, derisa sivjet me vendim të Qeverisë sërish u shpall di ditë jopune.

Tradita e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Punës, theksoi Grujivski, konsiderojmë se duhet të vazhdojë dhe krahas 1 majit edhe 2 maji të shpallet ditë feste.