Nuk ka munguar as reagimi i profesoreshës Gordana Siljanovska-Davkova në lidhje me interpretimin e mbrëmshëm të himnit maqedonas gjatë kremtimit të 4 korrikut, Ditës së pavarësisë së SHBA-së, ku Tamara Todevska nuk këndoi strofën në të cilën përmenden Goce Dellçev dhe heronj të tjerë kombëtarë. Kandidatja e VMRO-së opozitare në zgjedhjet e fundit presidenciale në Twitter ka shkruar se para ligjit nuk pranohet falja por përgjegjësia.

“Është koha t`i japim fund, para ligjit nuk ka më fal! Duhet të mbahet përgjegjësi”, ka shkruar Davkova.