Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova sonte në mitingun në komunën e Aerodromit kërkoi mbështetje për funksionin e presidentit, duke e theksuar rëndësinë e demokracisë në shoqëri pa të cilën, siç tha, nuk ka as BE, as NATO.

“Kuvendi duhet të jetë shkolla më prestigjioze për demokraci në të cilën përmes dialogut me argumente me qëndrime të ndryshme të qytetarëve gjurmohet me konsensus për zgjidhjet më të rëndësishme. Jo me tirani të shumicës, jo me shitblerjen e votave, jo me shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve sepse nuk i kemi autorizuar për këtë, jo vetvetiu, jo ashtu siç na ka thënë lideri i partisë në pushtet, sepse ky nuk është Kuvend dhe shkollë e demokracisë, por hapësirë e uzurpuar e popullit”, tha Siljanovska.

Ajo potencoi se pa ndarjen e pushtetit në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor nuk mund të ekzistojë demokraci.

“Tre pushtetet duhet të kufizohen mes tyre me frena, që asnjëra të mos ngrihet, sepse nëse ngrihet njëra ndaj tjetrës, atëherë viktima do të jemi ne qytetarët, gjegjësisht liritë dhe të drejtat tona të njeriut”, theksoi Siljanovska.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski duke kërkuar mbështetje për zgjedhjet tha se president i ardhshëm i shtetit do të jetë grua.

Dha kritika deri tek pushteti, duke e akuzuar se e ka rrëzuar nacionalizmin dhe identitetin shtetëror, se trafikon me votat e fermerëve, e shantazhon administratën.

Jemi të gatshëm, tha Mickovski, të pranojmë dhe të kërkojmë falje për tërë atë që e kemi gabuar në të kaluarën. Jemi të gatshëm për ta bërë këtë. Një njeri që punon edhe gabon. Njëkohësisht jemi të gatshëm të ofrojmë së bashku me ju vendime për t’i korrigjuar këto gabime. Të ofrojmë politika të reja, të shikoni politikanë të lodhur të cilët së bashku me ju, me popullin do të punojnë në projekte për zhvillimin e Maqedonisë. Prandaj e kemi të nevojshëm hapin e parë dhe ajo është fitore më 21 prill dhe fitore më 5 maj, tha Mickoski.

Siljanovska sonte duhet të mbajë miting edhe në komunën e Gazi Babës.